Komuna e Mitrovicës ka bërë të ditur se sektori i tatimit në pronë njofton qytetarët se kanë mbetur edhe pak ditë për të paguar këstin e dytë.
Në njoftimiin e Komunës thuhet se kësti i dytë përfundon më 30 shtator, duke ju bërë thirrje të gjithë tatimpaguesve që ende nuk e kanë kryer pagesën, ta kryejnë atë deri më 30 shtator 2024, shkruan Telegrafi.
“Duke kryer me kohë obligimet tuaja, ju nuk do të paguani gjoba në shumën 10% të këstit të dytë dhe interes prej 0.65% në muaj. Për çdo paqartësi eventuale rreth pagesës konsultohuni me zyrtarët komunalë të tatimit në pronë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës.
Për të kryer më shpejt këto obligime qytetarët mund të shfrytëzojnë edhe platformën elektronike e-Kosova. /Telegrafi/