Site icon Telegrafi

Komuna e Malishevës e gatshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve të 9 shkurtit

Me nisjen zyrtare të fushatës zgjedhore kanë nisur edhe përgatitjet për zgjedhjet parlametare që do të mbahen me datë 9 shkurt.

Me këtë rast kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur në një takim pune Komisionin Komunal të Zgjedhjeve (KKZ) në Malishevë, komision ky i udhëhequr nga nga ushtruesi i detyrës së kryesuesit të KKZ në Malishevë, Mentor Shala.

Gjatë zhvillimit të këtij takimi është diskutuar rreth organizimit dhe mbajtes së zgjedhjeve të datës 9 shkurt në territorin e Komunës së Malishevës, ku njëkohësisht është diskutuar edhe rreth mbështetjes që do t’i ofrohet KKZ-së nga ana e Komunës së Malishevës.

Kryetari Kastrati ceku edhe mbështetjen që do të ketë KKZ-ja nga Komuna e Malishevës për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve.

“Komuna është e gatshme të vërë në dispozicion të gjitha asetet e saj për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve më 9 shkurt, si dhe për përgatitjet e nevojshme,” tha ndër të tjera Kastrati. /Telegrafi/

Exit mobile version