Site icon Telegrafi

Komuna e Malishevës bën të ditur afatin e fundit për kryerjen e pagesës të këstit të dytë të tatimit në pronë

Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria për Ekonominë, Financa dhe Buxhet, Sektori i Tatimit në Pronë përmes një njoftimi ka njoftuar banorët tatimpagues të kësaj komune, se afati i fundit për të kryer pagesën e këstit të dytë të tatimit në pronë është deri me datë 30 shtator 2024.

Në këtë njoftim po ashtu është bërë e ditur se Komuna e Malishevës, ka filluar me marrjen e masave ndaj atyre që kanë detyrime të pashlyera ndaj kësaj komune, ku njëkohësisht është bërë e ditur që vendimi për ekzekutiminin e detyrimeve të papaguara përfshin masat si :

Urdhër ekzekutim për vendosjen e barrës tatimore në pronë të paluajtshme (automjete);
Urdhër ekzekutimi për bllokimin e mjeteve në xhirollogarinë bankare;
Urdhër ekzekutimi për masën e bllokimit të mjeteve në thesar;
Urdhër ekzekutimi për vendosjen e masës në Doganë;
Urdhër ekzekutimi për konfiskimin e pronës së paluajtshme dhe aseteve.

Komuna e Malishevës po ashtu ka lutur qytetarët rezidentë dhe jo-rezidentë të kësaj komune që përmes zyrës së tyre dhe sistemit E-Kosova të njoftohen me obligimet e tyre, sepse ky informacion do t’i ndihmojë ata që të shmangin kamatat, ndëshkimet dhe veprimet ligjore si shkak i mos-pagesës në kohë. /Telegrafi/

Exit mobile version