Site icon Telegrafi

Komuna e Leposaviqit shpërndan subvencione për qytetarët në bujqësi, arsim dhe shëndetësi

Komuna e Leposaviqit

Komuna e Leposaviqit ka shpërndarë subvencione për qytetarët në bujqësi, arsim dhe shëndetësi.

Bëhet e ditur se këto subvencione synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës për banorët, shkruan Telegrafi.

Sipas njoftimit, subvencionet në bujqësi synojnë të mbështesin prodhimin bujqësor, të përmirësojnë praktikat bujqësore dhe të rrisin sigurinë ushqimore.

“Fermerët e kualifikuar mund të marrin ndihmë financiare për blerjen e farërave, plehrave, pajisjeve dhe për zbatimin e teknikave moderne bujqësore”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, subvencionet në arsim mund të përdoren për tarifat e shkollimit, materialet mësimore dhe shpenzimet e tjera arsimore.

Derisa ato në shëndetësi mund të përdoren për trajtime mjekësore, medikamente dhe shpenzime shëndetësore, veçanërisht për grupet vulnerabël si të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe familjet me të ardhura të ulëta.

“Komuna është e përkushtuar të sigurojë që të gjithë qytetarët të kenë qasje në kujdesin që u nevojitet për të bërë jetë të shëndetshme”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version