Komuna e Klinës së bashku me Drejtorinë e Shërbimeve publike dhe KRM “Ambienti”, kanë njoftuar se kanë bërë pastrimin e hapësirave publike të këtij qyteti me qellim që qytetarëve të saj t’iu ofrojë një ambient më të pastër.
Këtë gjë e ka bërë të ditur KRM “Ambienti”, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ata kanë njoftuar qytetarët për hapësirat e pastruara siç është parku i qytetit “Ilir Merturi”, stadium dhe lumi “Klina”, të cilat i kanë pasqyruar edhe me fotografi.
“Sipas marrëveshjes në mes të Komuna Klinë, Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe KRM”Ambienti” njësia Klinë, kemi bërë pastrimin e hapësirave publike, duke përfshirë parkun e qytetit “Ilir Merturi”, stadiumin e qytetit dhe lumit “Klina”, kanë shkruar KRM “Ambienti”.