Site icon Telegrafi

Komuna e Klinës kërkon hetim ndaj anëtarit të Vetëvendosjes për mitmarrje

Komuna e Klinës ka reaguar ndaj akuzave të Lëvizjes Vetëvendosje për mitmarrje duke kërkuar nga Policia e Kosovës hetime ndaj këtyre pretendimeve.

Nëpërmjet rrjetit social Facebook, kanë hedhur poshtë këto akuza duke thënë se kjo çështje do të hetohet edhe nga instancat e larta shtetërore.

Në postimin e tyre komuna ka sqaruar opinionin publik se reagimin ata e kanë bërë edhe me anë të një shkrese duke kërkuar sipas tyre intervenim të menjëhershëm ndaj këtyre akuzave

“Komuna e Klinës ka marrë me shqetësim pretendimet e ngritura nga një anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Klinë për mitmarrje, në konferencën e saj të mbajtur për media të datës 28 qershor 2024, siç pretendohet në këtë konferencë për media për “blerje të vendit të punës”. Për hirë të sqarimit të opinionit, ju informojmë se ne kemi reaguar dhe nëpërmjet një shkrese zyrtare kemi kërkuar nga Policia e Kosovës që personat e përfshirë të intervistohen dhe kjo çështje të hetohet dhe zbulohet sa më pare”, thuhet në njoftim.

Komuna e Klinës thotë se vazhdon të jetë institucion transparent dhe do të vazhdojë bashkëpunimin me organet relevante për zbardhjen e kësaj çështje.

Exit mobile version