Site icon Telegrafi

Komuna e Kamenicës do ta bëjë subvencionimin e prodhuesve të qumështit për litër

Komuna e Kamenicës ka njoftuar se do ta bëjë subvencionimin e prodhuesve të qumështit për sasi/litër, të cilët dorëzojnë qumësht në pika grumbulluese dhe qumështore për gjashtë mujorin e parë Janar-Qershor 2024.

Kësisoj, në njoftimin e publikuar nga komuna, u bëhet thirrje fermerëve që të aplikojnë për subvencionim.

Në njoftim tutje bëhet e ditur së fermerët do të subvencionohen për qumësht nga 1 mijë litra deri në 40 mijë litra.

Dokumentet e nevojshme për të aplikantin janë kopja e leternjoftimit, konfirmimi nga banka për xhirollogari bankare te aplikuesit (origjinali), dëshminë nga pika grumbulluese – qumështorja për sasinë e qumështit të dorëzuar për periudhën janar-qershor 2024 (origjinali), dëshminë e pagesës bankare për sasinë mujore të shitur, janar-qershor (origjinali).

Gjithashtu nevojitet kopja e kontratës për furnizim me qumësht të lëshuar nga qumështoret ose pikat grumbulluese, kopja e listës së verifikimit të kafshëve, të lëshuar nga stacioni i veterinës, në kuadër të AUV dhe certifikata e fermerit.

Ndërsa, personat juridik duhet të sjellin kopjen e certifikatës së regjistrimit të biznesit – ARBK si dhe dëshminë për obligimet e kryera ndaj ATK-së.

Ndryshe, afati për aplikim është prej 12.08.2023 deri më 04.09.2024. /Telegrafi/

Exit mobile version