Komuna e Kamenicës ka njoftuar qytetarët si dhe bizneset se që nga dita e hënë duhet të largojnë panot e vendosura pa leje.
Përmes një komunikate për media, komuna njofton se është formuar një komision që do t’i verifikojë këto pano.
“Njoftohen qytetarët si dhe bizneset se që nga dita e Hënë duhet të largojnë panot e vendosura pa leje”, thuhet në komunikatë.
Gjithashtu në këtë njoftim theksohet se komisioni i formuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike do të ndëmerrë masa në pajtim me ligjet dhe aktet nënligjore.
“Komisioni si në pikën (1) te këtij vendimi në bashkëpunim me Drejtorinë për Shërbime Publike, Ambient, Inspektorat dhe Emergienca ndermerr masa në pajtim me ligjet dhe aktet nénligjore në fuqi per shfrytëzuesit e hapësirave publike tê cilët nuk kan dokumentacionin perkatës për shfrytëzim”, thuhet në njoftim./Telegrafi/