Komuna e Kamenicës ka njoftuar nisjen e programit të subvencionimit për qumështin, duke u bërë thirrje fermerëve që të aplikojnë për mbështetje financiare.
Programi do të subvencionojë sasinë e qumështit të dorëzuar nga 1,000 deri në 40,000 litra, për periudhën korrik-dhjetor 2024.
Për të aplikuar, fermerët duhet të dorëzojnë një sërë dokumentesh, duke përfshirë kopjen e letërnjoftimit, konfirmimin e xhirollogarisë bankare, dëshminë nga pikat grumbulluese për sasinë e dorëzuar, kontratën për furnizim me qumësht, listën e verifikimit të kafshëve nga stacioni i veterinës dhe certifikatën e fermerit.
Ndërkohë, personat juridik duhet të dorëzojnë edhe certifikatën e regjistrimit të biznesit nga ARBK dhe dëshminë e përmbushjes së obligimeve ndaj ATK-së.
Aplikimet janë të hapura nga data 27 janar deri më 21 shkurt 2025, duke ofruar kështu një mundësi të rëndësishme për fermerët që të përfitojnë nga ky program. /Telegrafi/