Komuna e Kamenicës dhe ajo e Vitisë njoftojnë qytetarët se që nga sot kanë funksionalizuar ueb-faqet e reja të komunës së tyre.
Përmes një komunikate theksohet se kjo faqe është e qasshme në gjuhën shqipe dhe serbe, si dhe ofron për qytetarë të gjitha informatat më të rëndësishme përfshirë lajme, njoftime për konkurse, dokumente të rëndësishme si rregullore, vendime të Kryetarit dhe Kuvendit Komunal dhe shërbime të tjera.
Gjithashtu, komuna njofton se faqja aktuale do të jetë e qasshme vetëm deri në fund të muajit shkurt.
Përvec Komunës së Kamenicës, edhe ajo e Vitisë njofton se ka kaluar në ueb faqen e re.
“Komuna e Vitisë, konkretisht Zyra për Informim Publik njofton opinion publik se komuna e Vitisë, ka kaluar në ueb faqen e re”, shkruan komuna. /Telegrafi/