Site icon Telegrafi

Komuna e Kaçanikut kërkon bashkëpunim me qytetarët për jetësimin e projektit të fabrikës së ambalazhit të ujit

Komuna e Kaçanikut ka kërkuar nga qytetarët të bashkëpunojnë dhe të marrin pjesë në debatet publike me qëllim të jetësimit të projektit për fabrikën e ambalazhimit të ujit të pijshëm. Për këtë projekt kjo komunë ka marrë mbështetje edhe nga Ministria e Mjedisit , Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

“Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 16, pika 4, Kompania “ESSE” shpk, në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunën organizojmë debat public, për raportin e vlerësimit të ndikimit në Mjedis për Fabrikën e Ambalazhimit të Ujit ‘’Uji Sharri’’ , në fshatin Bajnicë”, thuhet në komunikatën e Komunës.

Sipas komunës debate I radhës me qytetar do të mbahet më 14 mars të këtij viti në ora 10 në objektin e Komunës.

“Bebati public do të organizohet nga “ESSE” shpk, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën. Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën zoom”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lexo edhe:   https://telegrafi.com/kacaniku-nenshkruan-kontrate-mbi-5-5-milion-euro-per-ndertimin-e-nje-fabrike-te-ujit-te-ambalazhuar/

Exit mobile version