Telegrafi

Komuna e Junikut pjesë e “Storjeve të suksesit për performancë” nga Projekti DEMOS

Gjatë ditës së sotme kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka pritur në takim përfaqësuesen e projektit DEMOS, Violeta Hysenin, menaxhere për komunikim prnë kësaj organizate.

Përmes kësaj vizite është bërë e ditur se Komuna e Junikut është pjesë “Storjeve të suksesit për performancë” nga Projekti DEMOS.

Pjesë e kësaj storie suksesi është performanca e kryetarit të komunës së Junikut në raportimin e performancës për vitin 2023 veçanërisht në vendosjen e shenjave horizontale dhe vertikale, vendndalimeve për autobusë, si dhe instalimin e rrethojave mbrojtëse për fëmijë pranë shkollave dhe urave.

Kjo video-storie do të shpërndahet nga organizata DEMOS dhe do të promovojë arritjet e Komunës së Junikut në krijimin e kushteve dhe shërbimeve më të mira për qytetarët e saj.

Në këtë takim, kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, theksoi se falë angazhimit, programit qeverisës, dhe mbështetjes së miqve nga Programi DEMOS dhe Departamenti i Performancës, duke u bazuar në indikatorët e këtij programi, Komuna e Junikut ka arritur rezultate të konsiderueshme, duke investuar në permirësimin e kushteve për qytetarët e Komunës së Junikut.

Projekti DEMOS mbështet të gjitha komunat në Kosovë për të bërë ndryshime sistemike që promovojnë qeverisje të mirë dhe ofrim më të mirë të shërbimeve që çojnë në ndikim pozitiv në jetën e qytetarëve./Telegrafi/