Site icon Telegrafi

Komuna e Junikut përkujton viktimat e masakrës së Reçakut

26 vite më parë në fshatin Reçak, u krye një ndër masakrat më të rënda në Kosovë, ku u vranë e masakruan 45 cilivë shqiptarë nga Kosova, nga forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe.

Në kujtim të kësaj masakre që nga ish ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, cilësohet të ketë qenë ngjarja më trishtuese e jetës së tij, edhe Komuna e Junikut ka vendosur që të kujtojë të gjitha viktimat e këtij akti të tmerrshëm.

Në postimin e Komunës së Junikut, thuhet se me fillim nga ora 18:00, pranë lapidarit të dëshmorëve, në Qendër të Junikut, do të bëhet ndezja e qirinjëve duke përkutjuar në mënyrë simbolike të gjitha viktimat e Masakrës së Reçakut.

“Ju ftojmë që të bashkoheni në një akt simbolik dhe solemn për të nderuar sakrificën sublime të martirëve që ranë në Masakrën e Reçakut. Me përulësi dhe respekt, do të ndezim qirinj për të përkujtuar jetët e humbura dhe për të kujtuar vlerat tona kombëtare për liri dhe pavarësi.”.

Ngjarja që ndodhi në këtë fshat të vogël ndryshoi përgjithmonë historinë e Kosovës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version