Telegrafi

Komuna e Junikut organizon takimin ndërkombëtar të bjeshkatarëve “Ditët e Gjeravicës”

Komuna e Junikut në bashëpunim me Shoqatën “Rrasa e Zogut”, edhe këtë vit do të bëjnë organizimin e takimit ndërkombëtarë të bjeshkatarëve “Ditët e Gjeravicës”.

Kjo ngjarje ka synim që të mbledhë të githë entuziastët e natyrës nga e gjithë Kosova por dhe më gjerë për të eksploruar bukuritë e Gjeravicës dhe për të promovuar turizmin malor në Komunën e Junikut.

Ky organizim do të përfshijë disa aktivitete siç janë ecja në natyrë, ngjitje malore, dhe kampe në vende piktoreske, duke ofruar kështu mundësi për të gjithë pjesëmarrësit që të shijojnë peizazhet e mrekullueshme të bjeshkëve.

Përmes organizimeve të tilla, Komuna e Junikut synon të promovojë vlerat tradicionale dhe bukuritë natyrore të bjeshkëve, gjë e cila do të kontribuojë edhe në zhvillimin ekonomik dhe kulturor të Komunës së Junikut.

Kjo ngjarje organizohet nga data 22 e deri më datë 23 qershor 2024./Telegrafi/,