Gjatë ditës së sotme Komuna e Junikut mbajti sot seancë solemne për të nderuar Epopën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të 5-6 marsit
Përveç përfaqësuesuesve të institucioneve lokale, në këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë edhe familjarë të dëshmorëve, veteranë të luftës dhe qytetarë të shumtë.
Mbledhja nisi me fjalimin e kryesuesit të kuvendit, Shpejtim Gacaferi, i cili theksoi se Sot, ne përkulemi me respekt para sakrificës së familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve, kjo është një ngjarje që karakterizon luftën e popullit tonë për liri dhe pavarësi.
Ndërsa krzetari i kryetari i komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, në fjalimin e tij shtoi se sakrifica e familjes Jashari është gurthemeli i shtetit tonë, duke na motivuar të punojmë dhe angazhohemi për të mirën e vendit. Sakrifica e familjes Jashari është një simbol i qëndresës dhe guximit, një shembull që na frymëzon të gjithëve.
Tutje në emër të grupit parlamentar të LDK-së, fjalim mbajti edhe Sadri Krasniqi, i cili theksoi rëndësinë e unitetit dhe bashkëpunimit për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën, në emër të grupit të LVV-së, Lulzim Gacaferi, ne fjalimin e tij theksoj se sakrifica e familjes Jashari vendosi rrënjët e shtetit tone si dhe sakrifica e të gjithë dëshmorëve për të ruajtur gjallë kujtimin e Epopës së UÇK-së.