Site icon Telegrafi

Komuna e Junikut bëhet me faqe të re të internetit

Komuna e Junikut së fundmi ka bërë të ditur tashmë do të përdorë faqen e saj të re të internetit dhe dizajnin e ri.

Sipas njoftimit të bërë nga kjo Komunë, thuhet se faqja e re ofron një ndërfaqe më moderne dhe të përdorshme, duke e bërë më të lehtë qasjen në informacione dhe shërbime për të gjithë qytetarët.

Dizajni i ri është menduar për të përmirësuar përvojën e qytetarëve dhe personave të tjerë gjatë përdorimit dhe për të siguruar që të gjitha informacionet janë të qarta dhe të lehta për t’u gjetur.

Komuna e Junikut po ashtu ka bërë të ditur që faqja e vjetër e internetit do të mbetet si një arkiv për të ruajtur të gjitha materialet dhe informacionet e rëndësishme të mëparshme. /Telegrafi/

Exit mobile version