Komuna e Gjilanit, përmes Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ka shpërndarë 500 pako ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë.
Drejtori i Shëndetësisë, Hekuran Rapuca, në një prononcim për Telegrafin, ka bërë të ditur se 90% e këtyre pakove janë dhuruar për familjet që përfitojnë asistencë sociale, ndërsa pjesa tjetër është adresuar për raste të pakicave.
“Sot kemi shpërndarë gjithsej 500 pako, ku 90% janë destinuar për familjet me asistencë sociale dhe për raste të pakicave. Çdo pako përmban produkte ushqimore dhe higjienike,” ka deklaruar Rapuca.
Ai gjithashtu ka theksuar se familjet janë njoftuar paraprakisht për vendin dhe kohën e furnizimit me këto ndihma. /Telegrafi/