Komuna e Gjilanit ka njoftuar se 1130 fermerëve iu është shpërndarë fara e grurit.
Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Bujqësisë Bajram Isufin kanë bërë shpërndarjen e farës së grurit për fermerët e Komunës së Gjilanit.
Kryetari theksoi se janë shpërndarë 200,000 kg farë gruri tek të gjithë fermerët përfitues.
Kryetari theksoi, se mbështetja për bujqësinë nuk ka qenë kurrë më e madhe se në qeverisjen tonë, me dhjetëra projekte dhe miliona euro investime.
Bajram Isufi, drejtor i Bujqësisë dhe Pylltarisë, tha se prioritet ndër pritoritete e kanë prodhimin foragjer, me theks të veçantë prodhimin dhe kultivimin e grurit
“Jemi një ndër komunat e vetme që e subvencionojmë farën e misrit dhe farën e grurit në nivel të Republikës së Kosovës”, tha Bajram Isufi. /Telegrafi/