Site icon Telegrafi

Komuna e Gjilanit punëson 51 profesionistë të rinj shëndetësorë

Janë punësuar 51 profesionitë të rinj shëndetësorë në Komunën e Gjilanit.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media nga komuna, derisa kryetari Hyseni potencohet se i njëjti ka pritur në takim profesionistët e rinj shëndetësorë të punësuar.

Në komunikatë vijon të thuhet se Hyseni gjatë këtij takimi i ka mbështetur dhe inkurajuar për ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët.

“Kënaqësi e veçantë që sot takova disa nga profesionistët shëndetësorë, të punësuar së fundmi në qytetin tonë. Brenda këtij mandati, kemi arritur të sjellim 51 shërbyes të rinj në sektorin e shëndetësisë – një hap ky i rëndësishëm jo vetëm për Gjilanin, por për tërë Kosovën”, tha Hyseni.

I pari i Gjilanit, shtoi se vazhdojnë të qëndrojnë të përkushtuar pas zotimit të tyre që asnjë i diplomuar në fushën e shëndetësisë të mos mbetet pa punë. /Telegrafi/

Exit mobile version