Komuna e Gjilanit ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 1 milon euro për ndërtimin e Stacionit të Autobusëve.
Kryetari i komunës, Alban Hyseni, tha se po e përmbyllin vitin me një tjetër projekt madhor.
“Nënshkrova kontratën për ndërtimin e Stacionit të Autobusëve. Një epokë e re për transportin. Stacion modern, investim prej rreth 1 milion euro”, tha kryetari Hyseni.
Ndër të tjera, Hyseni theksoi se qytetarët dhe kompanitë transportuese të udhëtarëve vendëse dhe ndërkombëtare të cilët frekuentojnë Stacionin e Autobusëve në Gjilan, do të kenë kushte edhe shërbime më të mira. /Telegrafi/