Komuna e Gjilanit ka nënshkruar kontratë në vlerë 2.7 milionë euro për renovimin e Palestrës së Sporteve në Gjilan.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se fundviti po vjen me super investim në Gjilan.
“Kemi nënshkruar kontratën me vlerë prej rreth 2.7 milionë euro, po rinovojmë Palestrën e Sporteve, duke u ofruar sportistëve tanë kushte të shkëlqyera për t’u stërvitur, për të shkëlqyer dhe për të na bërë krenarë”, tha kryetari Hyseni.
Hyseni thotoë se me këtë investim sportistët do të kenë kushte më të mira për të kryer aktivitete e tyre. /Telegrafi/