Site icon Telegrafi

Komuna e Gjilanit, Kamenicës dhe ajo e Vitisë funksionalizojnë faqet e reja zyrtare për qytetarët

Komuna e Gjilanit, Kamenicës dhe ajo e Vitisë kanë njoftuar se tashmë kanë funksionalizuar faqet e reja zyrtare, ku qytetarët do të kenë qasje shumë më të lehtë në shërbimet e tyre.

Komuna e Gjilanit njofton se janë bartur të gjitha të dhënat nga faqja e vjetër në atë të rejën.

“Ueb faqja është funksionale, ku dhe ofrohen për qytetarët të gjitha informatat e të rëndësishme në kuadër të Komunës së Gjilanit: si lajme, njoftime, vendime dhe dokumente të rëndësishme”, thuhet në njoftimin e komunës.


Ndërsa, edhe Komuna e Kamenicës ka shpërndarë një njoftim të tillë për funksionalizimin e faqës së re, duke theksuar se faqja është e qasshme në gjuhën shqipe dhe serbe, si dhe ofron për qytetarë të gjitha informatat më të rëndësishme.

“Nëse dëshironi të informoheni për konkurse, lajme, dokumente të rëndësishme si rregullore, vendime të Kryetarit dhe Kuvendit Komunal dhe shërbime të tjera, atëherë klikoni ueb-faqen https://kamenice.rks-gov.net/”, thuhet në njoftim.

Edhe Komuna e Vitisë njofton se të gjitha informacionet dhe njoftimet mund të gjenden në faqen e re.

Exit mobile version