Komuna e Gjilanit së bashku me Asamblenë Komunale të Fëmijëve, kanë realizuar një aktivitet humanitar, duke shpërndarë dhurata për fëmijë me Sindrom Down.
Këtë e ka bërë të ditur udhëheqësi i sektorit për të drejtat e njeriut në Komunën e Gjilanit, Ardian Foniqi, i cili theksoi se për disa muaj me radhë kanë mbështetur qendrën për fëmijët me sindrom down.
“Gjithashtu, për disa muaj me radhë kemi mbështetur Qendrën e Sindromës Down me furnizime të vazhdueshme të mjeteve higjienike, duke kontribuar në përmirësimin e kushteve të tyre”, ka shkruar ai.
Sipas tij, ky aktivitet është shprehje e përkushtim për përfshirje, baraza dhe dashuri ndaj çdo anëtari të komunitetit.
“Le të vazhdojmë të punojmë së bashku për një shoqëri më të drejtë dhe më humane, ku çdo fëmijë të ndihet i përkrahur dhe i vlerësuar”, ka shtuar ai. /Telegrafi/