Site icon Telegrafi

Komuna e Gjilanit me aktivitete të shumta për 28 nëntor – mbahet edicioni i parë i Festivalit të Valleve për Fëmijë

Me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Komuna e Gjilanit, ka organizuar një varg aktivitetesh, të cilat kanë filluar nga 24 nëntori dhe do të vazhdojnë deri më 28 nëntor.

Në vazhdën e aktivitete, është zhvilluar edhe Festivali Folklorik i Valleve për fëmijë, ku vlen të theksohet se ky është edicioni i parë i këtij festivali.

Drejtoresha e festivalit, Lorikë Sylejmani, për Telegrafin thotë se kjo është një ngjarje që ka sjellur ngjyrat dhe ritmet e traditës shqiptare nga grupet e ndryshme pjesëmarrëse nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Ndërsa, vlen të theksohet se edhe kryetari Hyseni ka pritur në takim të vegjlit që kanë ardhur nga mbarë vendi, për të marrë pjesë në Festivalin e Valleve.

Lexo po ashtu Lorikë Sylejmani sjell për herë të parë festivalin e valleve për fëmijë në Gjilan - rreth 200 pjesëmarrës nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

“Ishte mahnitëse të shihje atdhedashurinë dhe përkushtimin që këta fëmijë tregojnë në një moshë kaq të re”, ka shkruar ai. 

Po ashtu është mbajtur ndeshja mes ekipeve të veteranëve të Dritës dhe Gjilanit.

“Ishte një kënaqësi e veçantë të shihnim këta futbollistë të jashtëzakonshëm të bashkuar përsëri, këtë herë jo vetëm për të luajtur por edhe për të festuar”, ka shkruar kryetari Hyseni.

Është mbajtur gjithashtu aktiviteti i ecjes malore nga Penda e Livoçit, ku është vizituar vendi i quajtur Quka dhe Kalaja e Poneshit, e cila është zbuluar tash e një dekadë. /Telegrafi/

Exit mobile version