Site icon Telegrafi

Komuna e Gjakovës vazhdon finalizimin e projekteve infrastrukturore

Me një vlerë prej 158 mijë e 400 eurove, është bërë ndërtimi dhe asfaltimi i 10 akseve rrugore në fshatrat Shqiponjë,  Gërgoc, Zhabel dhe Bardhaniq.

Sipas një postimi të bërë nga kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, 10 akset rrugore qe janë shtruar në këto fshatra të Komunës së Gjakovës kanë një gjatësi toatle prej 2200 metrave.

Përveç këtij projekti që është tejet e rëndësishëm për banorët e kësaj ane, Komuna e Gjakovës gjatë muajit korrik ka bërë edhe përurimin e latër akseve të tjerë rrugore në fshatrat Guskë dhe Devë, investim ky në vlerë financiare 61,913.41 euro, si dhe është bërë finalizimi i projektit për ndërtimin dhe asfaltimin e 16 akseve rrugore, me gjatësi totale 1.7 km, në lagjet “Muhadër” dhe “Pnish” në fshatin Demjan të Gjakovës.

Sipas Komunës së Gjakovës, këto investimeve përmirësojnë jetën e banorëve të këtyre vendbanimeve si dhe u lehtësohet qasja në rrugë të tjera të rëndësishme të komunës së Gjakovës ./Telegrafi/

Exit mobile version