Gjatë ditës së nesërme në Komunën e Gjakovës do të mbahet takimi i parë konsultues me qytetarët e Komunës së Gjakovës, ku përmes këtij takimi do të dëgjohen idetë e propozuara nga banorët e kësaj komune, njëkohësisht do to bëhet prioritizimi i çështjeve që janë me rëndësi për qytetarët e Komunës së Gjakovës.
Ky konsultim publik me qytetarët do të zhvillohet në vijëmësi të takimeve dhe konsultimeve publike me qytetarët e Gjakovës për identifikimin e temave me interes publik, si pjesë e Agjendës së Kontratës Sociale për Gjakovën.
Ndër të tjera thuhet që në takimin i cili do të zhvillohet nesër (6.12.2024), në ora 17:00 në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, idetë e propozuara do të mbështeten në përputhje me kritetet e përcaktuara në kuadër të bashkëpunimit të Komunës së Gjakovës me Aktivitetin e USAID Kontrata Sociale. /Telegrafi/