Përmes një njoftimi Komuna e Gjakovës, ka bërë të ditur se janë shpërndarë 126 çanta dhe pako me mjete shkollore për nxënësit që u takojnë komuniteteve jo-shumicë.
Kjo nismë po realizohet në kuadër të planit lokal të veprimit për avancimin e komuniteteve romë, ashkalinjë dhe egjiptas, projekt ky qëpo realizohet me hapa të suksesshëm në Gjakovë nga misioni i OSBE-së në Kosovë, si dhe Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim.
Gjatë kësaj ceremonie ku u bë shpërndarja e këtyre çantave dhe pakove me mjete shkollore, i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i cili u shpreh mirënjohës për dedikimin që po tregohet ndaj këtij projekti, i cili ka për qëllim avancimin mirëqenien dhe kualitetin e jetës së qytetarëve të Komunës së Gjakovës. /Telegrafi/