Kur jemi në prag të festave të fundvitit, Komuna e Gjakovës gjatë ditës së sotme ka bërë shpërndarjen e dhuratave për fëmijët të cilët janë nën përkujdesjen e familjeve strehuese.
Familjet strehuese, së bashku me fëmijët të cilët i kanë nën përkujdesje u pritën në takim nga Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i cili ishte i shoqëruar nga Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Adelina Shehu Kola, Drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Dervish Tahiri, si dhe nga Blerta Qela, Shefe e Sektorit të Mirëqenies Sociale në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Gjakovës, ku gjatë këtij takimi, për këta fëmijë u shpërndanë disa dhurata simbolike.
Sipas Komunës së Gjakovës, ky ishte vetëm një akt modest në vazhdën e iniciativave të vazhdueshme që Komuna e Gjakovës bën, në mbështetje të familjeve strehuese. /Telegrafi/