Telegrafi

Komuna e Gjakovës ndan 40 mijë euro për riparimin e shenjëzimit horizontal – vijave të bardha

Shenjëzimi horizonal, më konkretisht ai i vijave të bardha që shërben për kalimin e rrugës nga kalimtarët ka kohë që paraqet problem për qytetarët e Komunës së Gjakovës, pasi që faktorë të ndryshëm kishin ndikuar që këto shenja të fshihen pothuajse tërësisht.

Por, duket që kësaj problematike që ekziston tash e sa kohë po i vjen fundi, pasi që Komuna e Gjakovës ka bërë të ditur që janë ndarë 40 mijë euro për rivendojsen e vijave të vijave të bardha, ku në disa lokacione të qytetit të Gjakovës veçse ka filluar të punohet në këtë projekt që ka rëndësi të madhe për sigurinë e qytetarëve të Gjakovës.

Rreth kësaj çështjeje Telegrafi përmes postës elektronike ka kontaktuar edhe me Zyrën për Informim në Komunën e Gjakovës të cilët në përgjigjjen e tyre kanë thënë :

“Në kuadër të kontratës për mirëmbajtje të sinjalizimit rrugor, që përfshin sinjalizimin horizontal, vertikal, ndriçues dhe parimet rrugore, për momentin janë duke u zhvilluar punimet në sinjalizmin horizontal për rrugët kryesore të qytetit dhe pranë shkollave. 

Kontrata është tri vjeçare 2024-2026 ndërsa për këtë vit do të punohet sipas buxhetit të ndarë për këtë vit dhe kushteve atmosferike që lejojnë zhvillimin e këtyre punimeve.”

Ndër të tjera bëhet e ditur se projekti në fjalë parasheh përfshirjen riparimit dhe rivendosjes së shenjëzimit horizontal në të gjitha zonat kryesore në qytetin e Gjakovës, si dhe në të gjitha vendet ku shenjëzimi horizontal kishte ekzistuar edhe më parë.