Site icon Telegrafi

Komuna e Gjakovës dhe KRM ‘Çabrati’ realizojnë invetsimin me vlerë prej 280 mijë eurove

Komuna e Gjakovës në bashkëpunim me KRM ‘Çabrati’ gjatë ditës së sotme kanë bërë prezantimin e një investimi i cili është realizuar me bashkëfinancim, investim ky që tash e tutje do ta lehtësojë edhe punën e kësaj kompanie duke ua bërë edhe më të lehtë bartjen e mbeturinave në Deponinë e Mirashit.

Investimi për të cilin bëhet fjalë dhe që arrinë vlerën e 280 mijë eurove është pajisja e KRM ‘Çabrati’ me një kamion të ri i cili ka dy kontinjerë me kapacitet prej 15 tonëve.

Kretari i Komunës së Gjakovës këtë investim e cilësoi si një investim serioz, duke potencuar po ashtu që kjo do të ndihmojë KRM ‘Çabrati’, kompani e cila vazhdimisht është në zgjerim e sipër, duke ofruar edhe shërbime të cilat ndikojnë jashtëzakonisht shumë në mirëbajten e hapësirave të Komunës së Gjakovës.

Që rëndësia e këtyre kamionëve për kompaninë është e madhe e tha kryesefi ekzekutiv i KRM ‘Çabrati’, Behar Ferizi, i cili ndër të tjera shtoi që ky investim nga Komuna e Gjakovës dhe  KRM ‘Çabrati’ është më se i qëlluar. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version