Telegrafi

Komuna e Gjakovës apelon për mbrojtjen e hapësirave publike

Komuna e Gjakovës, përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike, në vazhdimësi ka bërë investime, që hapsirat pubike të qytetit të Gjakovës, të jenë në gjendjen e tyre më të mirë të mundshme.

Së fundmi Komuna e Gjakovës, ka bërë të ditur që në disa lokacione të qytetit me iniciativën e Drejtorisë për Shërbime Publike, është bërë vendosja e shportave dhe karrigeve të reja.

Komuna e Gjakovës poashtu përmes postimit të tyre ka apeluar që dëmtimi i parqeve të qytetit të mos përsëritet.

Nëse ndodh përsëritja e një situate të tillë, rasti i radhës do të paraqitet në organet kompetente dhe fajtorët apo personat që dëmtojmë hapësirat publike të qytetit do të përballen me pasojat e veprimeve tyre, thuhet tutje në njoftimin e bërë nga Komuna e Gjakovës./Telegrafi/