Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunën organizojnë një debat publik.
Në debat thuhet se do të flasin për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për impiantet e prodhimit të betonit linja 1 dhe linja 2 në Miradi e Epërme, Fushë Kosovë.
“Njoftohet publiku i interesuar se më datën 05.02.2025 në ora 10:00 në Shkollën Fillore e Mesme e Ulët “Vëllezërit Frashëri”, në Fushë Kosovë do të organizohet debat publik nga Kompania “Al Va Partners” Sh.p.k Miradi e Poshtme, Fushë Kosovë në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Komunën”./Telegrafi/