Site icon Telegrafi

Komuna e Ferizajt bën thirrje për ruajtje të energjisë

Komuna e Ferizajt në ditën në Ditën Ndërkombëtare të Efiçiencës së Energjisë, ka kujtuar rëndësinë e përdorimit të mençur të energjisë për një të ardhme më të gjelbër. Andaj nëpërmjet motos “Efiçienca e Energjisë fillon nga TI”, kjo komunë ka treguar se qytetarët duhet t’i reduktojnë shpenzimet e energjisë duke përdorur dritën e diellit, penelat diellore, izolimin e shtëpive e të tjera.

“Termoizoloni shtëpitë/ndërtesat tuaja – Termoizolimi redukton humbjet e nxehtësisë dhe përmirëson komoditetin në shtëpitë/ndërtesat tuaja. Investoni në pajisje efiçiente – Pajisjet me efikasitet të lartë ndihmojnë në kursime afatgjata. Përdorni drita LED – Konsumojnë deri në 80% më pak energji. Shfrytëzoni burimet e ripërtërishme – Panelet diellore fotovoltaike dhe sistemet diellore për ngrohjen e ujit janë alternativa të pastra dhe efiçiente”, thuhet në komunikatë./Telegrafi/

Exit mobile version