Site icon Telegrafi

Komuna e Drenasit njofton se ka lansuar dy skema grantesh që janë në dispozicion për të gjitha ndërmarrjet

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, njofton se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka lansuar dy skema grantesh që janë në dispozicion për të gjitha ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.

1. Skema e përkrahjes financiare të ndërmarrjeve për certifikim të produkteve;

2.Skema e granteve për digjitalizim

Afati për aplikim është deri më 05.11.2024 dhe aplikimi bëhet përmes platformës e-Kosova të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit ( ASHI):

Skema e përkrahjes financiare të ndërmarrjeve për certifikim të produkteve: https://ekosova.rks-gov.net/573

Skema e granteve për digjitalizim: https://ekosova.rks-gov.net/572

Për më shumë informacione rreth procedurave të aplikimit dhe dokumentacionit të nevojshëm, mund të gjeni udhëzuesin në Portalin e-Kosova dhe në ueb faqet e MINT dhe KIESA./Telegrafi/

Exit mobile version