Site icon Telegrafi

Komuna e Drenasit njofton se institucionet e Kujdesit Parësor Shëndetësor do të kalojnë nga orari 12-orësh në orarin 8-orësh

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Drenas njofton se, duke filluar nga muaji prill, institucionet e Kujdesit Parësor Shëndetësor do të kalojnë nga orari 12-orësh në orarin 8-orësh.

Orari i ri i punës: 08:00 – 16:00, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë, shërbimi emergjent në Komoran dhe Drenas do të vazhdojë të funksionojë 24 orë për të ofruar kujdes shëndetësor për rastet emergjente.

“Ky ndryshim ka për qëllim optimizimin e shërbimeve dhe rritjen e efikasitetit në ofrimin e kujdesit shëndetësor për të gjithë qytetarët. Po ashtu, ai është pjesë e zbatimit të projektit për përzgjedhjen e mjekut familjar në Komunën e Drenasit”, thuhet në njoftimin e bërë për media.

Aplikimi për përzgjedhjen e mjekut familjar vazhdon përmes platformës elektronike, e-kosova./Telegrafi/

Exit mobile version