Telegrafi

Komuna e Drenasit njofton qytetarët për rrugët alternative për t’ iu shmangur kolonave

Komuna e Drenasit njofton qytetarët për rrugët alternative për lehtësimin e ngarkesës së trafikut në rrugën Komoran – Drenas dhe anasjelltas.

Në këtë aks rrugor për shkak të trafikut të dendur krijohen vazhdimisht kolona të zgjatura, transmeton Telegrafi.

Në një njoftim nga komuna e Drenasit rruga e re për të cilën kanë informuar edhe pse është në ndërtim e sipër, sipas tyre është zgjidhja më e mirë për ti ikur kolonave dhe për të lehtësuar qarkullimin në rrugën kryesore.

“Të gjithë qytetarët që udhëtojnë drejt Drenasit apo fshatrave të zonës së Drenasit, mund të përdorin një rrugë të re si zgjidhje efikase, kyqja në të cilën bëhet në Korroticë të Epërme, të cilën e kemi paraqitur përmes kësaj video informuese. (video gjendet në link). Rruga e re, edhe pse është ende në ndërtim e sipër, është një alternativë e mirë për të evituar kolonat e gjata dhe për të lehtësuar qarkullimin në rrugën kryesore”, thuhet në njoftimin e komunës.

Kjo rrugë e re do të ndihmon në përmirësimin e situatës së trafikut dhe të ofrojë një rrugë pa kolona për qytetarët.

Videon mund ta gjeni KËTU. /Telegrafi/