Site icon Telegrafi

Komuna e Deçanit vendos 15 kamera për hulumtimin e faunës në Bjeshkët e Nemuna

Kamera kurth/ Foto nga Visit Deçani, facebook

Komuna e Deçanit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Visit Deçani, po vazhdon zhvillimin e sektorit të turizmit, duke ndërmarrë hapa të rinj për hulumtimin dhe ruajtjen e faunës në Parkun Nacional “Bjeshkët e Nemuna”.

Vendosja e kamerave kurth në Bjeshkët e Nemuna/ Foto nga Visit Deçani, facebook

Në kuadër të këtyre përpjekjeve, sot u vendosën 15 kamera kurth që do të ndihmojnë në krijimin e një databaze të specieve të pranishme në këtë zonë.

Sipas një postimi në Facebook nga Visit Deçani, ky projekt do të kontribuojë në pasurimin e arkivës së komunës me pamje të faunës së mrekullueshme.

Kamerat kurth/ Foto nga Visit Deçani, facebook

“Sot, u bë vendosja e 15 kamerave kurth në kuadër të hulumtimit të faunës, si vlerë e shtuar të cilën e gëzojmë si komunë në bjeshkët tona të bekuara”, kanë shkruar ndër të tjera ata.

Komuna gjithashtu ka bërë thirrje që këto pajisje të mos dëmtohen, por të ruhen për të ndihmuar qëllimin e përbashkët të mbrojtjes së natyrës dhe të trashëgimisë natyrore të zonës. /Telegrafi/

Exit mobile version