Site icon Telegrafi

Komuna e Deçanit refuzon përdorimin e doracakëve për edukimin seksual në shkolla

Komuna e Deçanit ka vendosur të mos aplikojë për përdorimin e doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për klasat 1-5, 6-9 dhe 10-12 në shkollat e saj.

Ky vendim është bërë publik nga Drejtoria e Arsimit në këtë komunë.

Sipas një postimi në Facebook nga Drejtoria e Arsimit në Deçan, është theksuar se këto doracakë konsiderohen të papërshtatshëm dhe të dëmshëm për brezat e rinj.

“Ne besojmë se kjo përmbajtje është e dëmshme dhe e papërshtatshme për fëmijët dhe jemi të bindur se ky vendim për mos aplikimin e doracakëve është në interesin e nxënësve dhe prindërve të komunës sonë”, kanë shkruar ata transmeton Telegrafi.

Ky qëndrim kundërshtues ndaj përdorimit të doracakëve është ndjekur edhe nga Drejtoria e Arsimit në Prishtinë, Vushtrri dhe Komuna e Vitisë, duke ngritur debate të mëdha mbi përmbajtjen dhe përshtatshmërinë e tyre në sistemin arsimor. /Telegrafi/

Exit mobile version