Telegrafi

Kompletohet lista e skuadrave pjesëmarrëse në turneun e CS:GO me vlerë 300.000 dollarë ku merr pjesë edhe Bad News Eagles

(Foto: HLTV)

Katër skuadra janë ftuar direkt në çerekfinale të turneut BetBoom Playlist Urbanisctic, për ta kompletuar listën e skuadrave pjesëmarrëse në këtë turne.

FISSURE kanë njoftuar katër skuadrat e ftuara drejtpërdrejt në çerekfinalet e BetBoom Playlist Urbanistic 2023.

MOUZ, Cloud9, BIG dhe Virtus.Pro do të nisin udhëtimin e tyre në ngjarjen me vlerë 300.000 dollarë duke filluar nga raundi i dytë eliminator .

Katër skuadrat e ftuara u bashkohen tetë skuadrave që u kualifikuan në fazën e grupeve, ku bën pjesë edhe ekipi shqiptar Bad News Eagles.

Ndeshjet e Play-Off nuk janë zbuluar ende në këtë turne, ndërkaq pritet që të fillojë nga data 27 mars.

Këto janë të gjitha skuadrat pjesëmarrëse:

Virtus.Pro
MOUZ
Cloud9
BIG
Bad News Eagles
Aurora
forZe
Falcons
Apeks
1WIN
HEET
GODSENT

/Telegrafi/