Telegrafi

Kompletohet lista e ekipeve pjesëmarrëse në turneun e CS:GO – BLAST Premier Spring Showdown Europe

Tetë skuadra do të jenë në garë në turneun BLAST Premier Spring Showdown Europe.

Turneu do të mbahet ‘Online’ duke filluar nga data 29 mars.

Tetë skuadrat e kualifikuara do të garojnë për një grup çmimesh prej 67.500 mijë dollarësh si dhe një vend në turneun Spring Final.

Ekipi me renditjen më të mirë në këtë turne është fnatic, të cilët mbajnë vendin e nëntë në ranglistën botërore.

Formati i ndeshjeve do të jetë ‘Bo3’ me eliminim direkt.

Më poshtë e gjeni listën e skuadrave pjesëmarrëse në këtë turne:

Fnatic
Cloud9
OG
BIG
NIP
9INE
Rare Atom
Copenhagen Flames

/Telegrafi/