Janë kompletuar të gjitha grupet në Ligën e Kombeve, ku në muajt e fundit të vitit na presin ndeshje të mëdha.
Sot në Amsterdam është hedhur shorti për Ligën e Kombeve, ku nuk do të mungojnë përballjet e mëdha.
Liga A, përballjet e të mëdhave
Grupi 1 përballë do të jenë kombëtare si Holanda, Italia, Bosnja dhe Polonia.
Në Grupin 2, ndërkohë, përballën Anglia, Belgjika, Danimarka dhe Islanda.
Kampioni në fuqi Portugalia, janë vënë në Grupin 3 me Francën, Kroacinë dhe Suedinë .
Grupi 4 ku është këtë ligë duket të jetë në interesanti, pasi aty do të luftojnë mes vete kombëtare si Gjermania, Spanja, Zvicra dhe Ukraina.
Liga B, grupi 3 më i forti
Po ashtu shorti është hedhur edhe për Ligën B, Ligën C dhe atë D.
Në Ligën B, Grupi 1, ka kombëtare si Austria, Norvegjia, Irlanda e Veriut dhe Rumania.
Në Grupin 2 do të jenë Çekia, Skocia, Sllovakia dhe Izraeli.
Në Grupin 3 janë Rusia, Serbia, Turqia dhe Hungaria.
Grupi 4 ka ekipe si Uellsi, Finlanda, Republika e Irlandës dhe Bulgaria.
Liga C, Kosova dhe Shqipëria mësojnë kundërshtarët
Në Ligës C janë edhe Kosova e Shqipëria, ku kanë mësuar kundërshtarët.
Shqipëria është në grup me Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistani. Kuqezinjtë që drejtohen nga Edy Reja janë ndjeshëm më të favorizuar në këtë grup.
Kosova në anën tjetër është në Grupin 3 me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë.
Liga D do të ketë vetëm dy grupe dhe shtatë ekipe.
Në Grupin 1 janë Ishujt Faroe, Letonia, Andorra dhe Malta, ndërsa në Grupin 2 janë Gjibraltari, Liechtenstein dhe San Marino.
Ndeshjet do të zhvillohen brenda tre muajve (shtator, tetor, nëntor).
/Telegrafi/