Site icon Telegrafi

Kompjuterët dhe dhimbja e qafës

Qëndrimi për një kohë të gjatë pranë kompjuterit mund ta përkeqësojë shumë dhimbjen e qafës, sidomos te të rinjtë dhe tinejxherët.

Këtë e kanë vërtetuar shkencëtarët jugafrikanë, të cilët kanë vërejtur se çdo javë ishte shtuar numri nxënësve të cilët ankoheshin për dhimbje në qafë.

Thuajse gjysma e nxënësve (48%) që merrnin pjesë në studim dhe ishin përdorues të kompjuterëve, ishin ankuar nga dhimbja e qafës dhe kokëdhimbja, pohon studimi i botuar në revistën “Cephalgia”.

Shkalla e dhimbjes kishte qenë në përpjesëtim me kohëzgjatjen e qëndrimit pranë kompjuterit.

Exit mobile version