Telegrafi

Kompany pas rolit te Anderlechti: Vendimi më i pasionuar që kam marrë ndonjëherë

Vincent Kompany ka folur pas marrjes se detyrës në rolin lojtar-trajner te klubi i madh belg, Anderlecht.

Belgu i largua nga Manchester City pas 11 viteve në Etihad, ku fitoi çdo trofe të mundshëm brenda Anglisë dhe atë jo vetëm nga një herë.

Destinacioni i ardhshëm i Kompanys do të jetë ish-skuadra e tij, Anderlcht, ku belgu do të jetë në rolin e lojtar-trajner i klubit.

Lexo po ashtu Pas 11 viteve qëndrim, Kompany largohet nga Manchester City

Ky kthim te ish skuadra e ka bërë të lumtur mbrojtësin 33-vjeçar, i cili ka thënë se është vendimi më i pasionuar që e ka marrë ndonjëherë.

“Për tre vitet e ardhshme, unë do të luaj rolin e lojtar-trajner te RSC Anderlecht”, ka thënë fillimisht Kompany pas detyrës së re.

“Kjo mund të vijë si një befasi për ju. Është vendimi më i pasionuar, por edhe më racional që kam bërë ndonjëherë”.

Lexo po ashtu Zyrtare: Kompany bëhet lojtar-trajner i Anderlechtit

“Si futbollist, kam lindur dhe rritur në RSC Anderlecht”, përfundoi mbrojtësi belg.

Ndryshe, Kompany është akademi e Anderlechtit, ndërsa në ekipin e parë ka luajtur për tri sezone mes viteve 2003-2006, ku ka bërë 103 paraqitje dhe ka fituar tre tituj të Ligës. /Telegrafi/