Kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany, beson se njerëzit kënaqen kur e shohin menaxherin Pep Guardiola duke dështuar.
Guardiola arriti te Manchester City dhe në sezonin e parë do të mbetet pa trofe, i pari sezon edhe në karrierën e tij si trajner pas epokës fenomenale te Barcelona.
“Qasja taktike dhe teknike e Guardiolas janë gjëra që unë nuk i kam parë më herët dhe mendoj se kjo është arsyeja pse njerëzit duan ta shohin duke dështuar”.
“Është normale, kur je një njeri aq i suksesshëm, ju keni një sezon që nuk shkon si duhet dhe njerëzit fokusohen te ky sezon i dështuar, sepse kjo atyre u krijon kënaqësi”.
“Por, ai është i veçantë dhe lojtarët e dinë këtë. Ai është në gjendje që të na drejtojë drejt sukseseve shumë të mëdha”, u shpreh Guardiola. /Telegrafi/