Mbrojtësi i Manchester Cityt, Vincent Kompany do të mungojë në përballjen e së martës në Ligën e Kampionëve kundër Paris Saint-Germainit.
30 vjeçari mungon që nga barazimi pa gola kundër Dynamo Kyevit më 15 mars, pas lëndimit të pulpës së këmbës.
Mungesën e tij për këtë ndeshje e ka konfirmuar Manuel Pellegrini.
“Vincent Kompany nuk është 100 për qind i gatshëm që të luajë kundër PSG-së”, ka thënë Pellegrini, raporton Goal.
Por, nga lëndimi është rikthyer David Silva, dhe do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje. /Telegrafi/