Vincent Kompany ka hequr pamëshirshëm një lojtar të profilit të lartë nga skuadra e tij e Bayern Munichut dhe ka bërë të gjithë të flasin.
Kompany merr përgjegjësinë për ndeshjen e tij të parë konkurruese për Bayernin sonte pas emërimit të tij si trajner i ri gjatë verës.
Skuadra e tij përballet me klubin gjerman të nivelit të dytë Ulm në raundin e parë të DFB-Pokal dhe përpara ndeshjes së kupës, Kompany ka lënë jashtë ekipit, Leon Goretzka, edhe pse gjermani është plotësisht në formë.
Përjashtimi i Goretzkas ka shkaktuar ‘tërmet’ tek tifozët dhe mediat gjermane.
Mungesa e tij nga skuadra e Kompany është një shenjë e qartë se 29-vjeçari nuk është më një pjesë e rëndësishme e planeve të klubit për të ecur përpara.
Sipas gazetarit Florian Plettenberg, Goretzka, i cili ka kontratë deri në vitin 2026, dëshiron të qëndrojë dhe të luftojë për vendin e tij në ekip.
🚨🔴 Yes, Leon #Goretzka is not in the squad today for the DFB-Pokal match against Ulm ✔️
Even though he is fit and healthy – as also via Kicker.
A clear sign that the 29 y/o no longer plays a significant role in the plans of FC Bayern. Goretzka can and should leave the club.… pic.twitter.com/CgD93bkauu
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) August 16, 2024
Mesfushori ka qenë në listën e Bayernit që nga viti 2018 pas kalimit të tij nga Schalke.
Ai ka bërë 221 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 40 gola dhe ka fituar pesë tituj të Bundesligës gjatë periudhës së tij të mbushur me trofe në Allianz Arena. /Telegrafi/