Manchester City është eliminuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Citizens u mposhtën nga skuadra e Real Madridit me rezultat të përgjithshëm 1:0.
Ndërkohë, ekipi anglez ka humbur edhe shërbimet e kapitenit, Vincent Kompany, i cili pësoi një lëndim të rëndë, transmeton Telegrafi.
Kjo ka bërë që reprezentuesi belg të hyjë në analet e historisë së Ligës së Kampionëve.
Mbrojtësi 30-vjeçar është lojtari i parë në histori të kësaj gare prestigjioze evropiane për klube i cili u zëvendësua dy herë para minutës së 10-të të takimit. /Telegrafi/