Manuel Pellegrini pohoi Vincent Kompany pritet të jetë gati për duelin ndaj PSG-së.
PSG dhe Manchester City kanë barazuar (2:2) në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
”Do ta shohim gjatë kësaj jave se si do të përmirësohet ai. Do ta testojmë atë me më shumë intenzitet dhe pastaj do të vendosim”, u shpreh kiliani.
Kapiteni i Cityt ka pasur probleme të shumta me lëndime gjatë këtij edicioni.