Telegrafi

Kompanitë më të mira teknologjike të vitit 2011

Edhe këtë vit, në listën e Nielsen nuk ka asgjë për tu befasuar pasi që Google përsëri zë vendin e parë në kategorinë “Top US Web Brands”, e ndjekur nga rivali Facebook.

Megjithatë, në këtë listë është edhe Yahoo e cila ka arritur të ruajë vendin e saj, si njëra ndër tri brendet kryesore online.

Sa i përket telefonave të mençur mobil, është Apple ajo që e mban vendin e parë me 29 për qind të tregut, e ndjekur nga HTC.
Edhe përkundër një viti të vështirë, RIM gjithashtu ka arritur të zë vendin e tretë.

Në mesin e rrjeteve sociale, lideri i tyre Facebook është në krye, i përcjell nga Blogger dhe Twitter, ndërsa YouTube sërish mbetet mbreti i videove në internet. / Telegrafi /