Telegrafi

Kompania kosovare “ARTEC” studio fiton çmim ndërkombëtar të arkitekturës për dy kategori  

Sot janë shpallur rezultatet e “Home Builder Awards” të organizuara nga prestigjiozja BUILD për të katërtin vit me radhë.

“BUILD” e ka përzgjedhur ARTEC studio fituese në dy kategori të ndryshme.

Këto janë dy çmimet që i ka fituar kompania “Artec Studio” me bazë në Prishtinë:

• Kompania më e mirë për arkitekturë sipërore në fushën e banimit, në Evropën Juglindore

• Projekti më i mirë në kategorinë e zinxhirëve hotelierike në Evropë – Barista’s Coffe Shop

Sa i përket përzgjedhjes së fituesit, “BUILD” kryen hulumtime të hollësishme dhe ka një proces vlerësues që bazohet 100 për qind në merita.

Kjo nënkupton se fituesit e çmimit patjetër duhet të demonstrojnë ekspertizën në fushën e caktuar, përkushtim për shërbim ndaj klientit dhe angazhim të vazhdueshëm për përsosmëri dhe inovacion.

Përndryshe, revista del në muajin mars të këtij viti.

Për më shumë info rreth punës së ARTEC studio, vizitojeni: www.artec.al.